E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e parlamentit, duke kërkuar nga partitë opozitare që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, qoftë edhe kundër.
“Ka deputetë që vijnë në Kuvend, por nuk e dinë pse vijnë,” deklaroi Haxhiu. Ajo theksoi se të gjithë deputetët e LVV-së kanë qenë të pranishëm në çdo seancë konstituive për të kontribuar në formimin e Kuvendit, ndryshe nga opozita që, sipas saj, nuk ka bërë as përpjekjen minimale për të marrë pjesë në votime.
Deputetja e LVV-së theksoi se nuk kërkohet domosdoshmërisht votë pro për kandidaturën e saj, por pjesëmarrje aktive në proces. “Të votojnë kundër ose të abstenojnë, por të marrin pjesë në votim,” apeloi ajo.
Haxhiu e cilësoi situatën si “jashtëzakonisht shqetësuese”, duke përkujtuar se kjo është seanca e 24-t që nuk çon përpara procesin e zgjedhjes së kryeparlamentarit. Ajo u bëri thirrje të gjithë deputetëve të marrin përgjegjësitë kushtetuese dhe të kontribuojnë në zhbllokimin e procesit parlamentar.
“Është përgjegjësi e të gjithëve të gjejnë mënyrën për ta konstituar Kuvendin, e jo për ta bllokuar atë,” tha Haxhiu, duke shtuar se janë në pritje edhe të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e komisionit për votim të fshehtë, një çështje e dërguar nga AAK-ja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.