Arrestohet në Kakavijë shqiptari i kërkuar nga Italia për trafik droge

E diel, 6 Korrik, 2025

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit rutinë u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane.

Sipas burimeve zyrtare, shqiptari ishte në kërkim për trafikim të jashtëligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. Autoritetet italiane kanë parashikuar për të një dënim me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Pas ndalimit, ai u shoqërua nga policia greke drejt organeve kompetente, ku pritet të procedohet për ekstradim dhe të jepet masa përkatëse e dënimit. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e personit të arrestuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.