Osmani pret kongresistet amerikane, thekson rëndësinë e SHBA për Kosovën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim zyrtar kongresistet amerikane Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Anu Prattipati, si dhe një delegacion të Kongresit amerikan.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja Osmani theksoi se ky partneritet është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

“Sa herë që SHBA ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm”, u shpreh Osmani.

Presidentja gjithashtu falënderoi për praninë e vazhdueshme të trupave amerikane në Kosovë, duke e konsideruar atë thelbësore për ruajtjen e sigurisë në momentet më të vështira. Ajo e quajti ndihmën amerikane një dëshmi të miqësisë së palëkundur dhe të përkushtimit të përbashkët për paqen dhe prosperitetin.

Në përfundim, Osmani nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të Kosovës, të cilat mbeten prioritet kyç për vendin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.