Në qytetin e Gjirokastrës u mbajt për pesë netë me radhë Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Gjiroclassica”, një ngjarje që solli tingujt e muzikës klasike në zemër të qytetit të gurtë. Artistë të rinj, vendas dhe të huaj, performuan në skenat unike të kalasë historike dhe godinave muzeale, duke e shndërruar Gjirokastrën në një qendër të gjallë arti dhe frymëzimi.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi festivalin si një udhëtim muzikor magjepsës nëpër kalldrëmet, historinë dhe shpirtin e Gjirokastrës. Ajo vlerësoi talentin dhe virtuozitetin e pjesëmarrësve, veçanërisht të rinjve që morën pjesë në konkursin “Tempo”, të cilët sipas saj premtojnë vazhdimësinë e kësaj tradite kulturore në qytet.
Këtë vit, festivali i kushtoi një vëmendje të veçantë brezit të ri të artistëve shqiptarë dhe të huaj, duke i dhënë atyre një hapësirë të vlefshme për të shpalosur talentin. Mbrëmja përmbyllëse e festivalit do të mbahet sonte me një koncert të veçantë të korit të fëmijëve “Okarina” nga Kosova, në kalanë e Gjirokastrës.
“Gjiroclassica” vjen si një tjetër dëshmi e rëndësisë që aktivitetet artistike dhe kulturore po fitojnë në Gjirokastër, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.