Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, vrau vajzën dhe të dashurin e gruas

E diel, 6 Korrik, 2025

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm dhe izolim gjatë ditës për 47-vjeçarin shqiptar Taulant Malaj, i akuzuar për një masakër të dyfishtë të ndodhur më 7 maj 2023 në komunën Torremaggiore.

Sipas hetimeve, Malaj ka vrarë me thikë 51-vjeçarin Massimo De Santis, të dashurin e dyshuar të bashkëshortes së tij, si dhe vajzën e tij 16-vjeçare, Jessica, e cila u përpoq të mbronte nënën nga sulmi. Edhe bashkëshortja mbeti rëndë e plagosur në atentat.

Në fjalën përmbyllëse të mbajtur nga prokurorët italianë, të cilët analizuan për më shumë se dy orë dinamikën dhe motivet e krimit, u theksua se nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese që mund të dobësojë përgjegjësinë penale të të pandehurit.

Një nga provat më të forta në proces janë pamjet filmike të sjella në sallën e gjyqit, ku Malaj shihet dhe dëgjohet teksa pranon aktin makabër: “Shikoni atje, unë vrava, e bëra vetëm”.

Ngjarja tronditi thellë komunitetin shqiptar dhe atë italian, duke hapur sërish debatin mbi dhunën në familje dhe tragjeditë që lindin nga xhelozia dhe kontrolli. Vendimi përfundimtar pritet të shpallet në seancat e ardhshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.