Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e një strukture të ngjashme me SPAK-un në Shqipëri, për të luftuar korrupsionin që lidhet me pushtetin dhe familjarët e politikanëve në Kosovë.
Abdixhiku thekson se aktualisht në Kosovë nuk janë qytetarët ata që provojnë fatin, por familjarët e pushtetarëve, duke u përfshirë në skema të ndryshme korruptive, si subvencione, grante dhe shitblerje të megavatëve.
“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve. Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas,” ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shqetësimet për korrupsionin dhe ndikimin e familjarëve të politikës në proceset shtetërore po rriten vazhdimisht në Kosovë. Krijimi i një prokurorie të veçantë, si SPAK në Shqipëri, shihet si një hap i domosdoshëm për të garantuar drejtësi dhe luftuar pandëshkueshmërinë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.