Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen, Gjurmimin dhe Menaxhimin e Pasurive që Rrjedhin nga Korrupsioni dhe Krime të Tjera (ARMA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e lidhjeve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë gjatë Forumit të IV-t Ligjor BE–Partneriteti Lindor, nga Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, dhe Olena Duma, Drejtoreshë e ARMA-s, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një platforme të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimeve me ndikim ekonomik.
Dokumenti parasheh bashkëpunim në fusha kyçe si:
Shkëmbimi i praktikave më të mira për menaxhimin dhe ripërdorimin e pasurive të sekuestruara e konfiskuara;
Organizimi i seminareve, webinareve dhe forumeve të përbashkëta;
Krijimi i grupeve të përbashkëta pune dhe projekteve kërkimore;
Zhvillimi i marrëdhënieve me organizata ndërkombëtare.
“Kjo marrëveshje shënon jo vetëm një bashkëpunim teknik, por edhe një angazhim të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në dobi të publikut,” deklaroi Xhaja.
Nga ana e saj, Duma vlerësoi marrëveshjen si një hap drejt rritjes së efikasitetit institucional: “Partneritetet si ky janë thelbësore për të siguruar një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj pasurive të paligjshme në nivel ndërkombëtar.”
Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe do të shërbejë si bazë për një sërë aktivitetesh të përbashkëta në periudhën në vazhdim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.