Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar zyrtarisht hapjen e aplikimeve për programin “Mësues për Shqipërinë”, duke ftuar të gjithë të diplomuarit në fushat përkatëse të mësimdhënies që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit arsimor shqiptar.
Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu sqaroi se aplikimet do të jenë të hapura nga data 2 deri më 16 qershor 2025, dhe do të kryhen online në portalin e-Albania, duke e cilësuar procesin si “thjesht, shpejt dhe online”.
Për kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në muajin maj 2025 ose janë aktualisht në proces licencimi, është përcaktuar një afat i veçantë aplikimi, që do të jetë nga data 13 deri më 23 qershor 2025.
Programi “Mësues për Shqipërinë” synon të përforcojë sistemin arsimor me mësues të kualifikuar, duke ofruar një mundësi për të gjithë të diplomuarit që plotësojnë kriteret ligjore dhe arsimore për të ushtruar profesionin e mësuesit në institucionet publike të arsimit parauniversitar në vend.
Ministrja Manastirliu nënvizoi rëndësinë e këtij programi për cilësinë e arsimit dhe për përmbushjen e nevojave të tregut në arsimin publik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.