Portieri shqiptar Etrit Berisha ishte protagonist kryesor në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij, Hacken, drejt fitores me rezultatin 4-2 pas gjuajtjeve të penalltive ndaj Malmos, në fushën e këtij të fundit.
Ndeshja u mbyll 0-0 në kohën e rregullt, por Berisha shkëlqeu gjatë penalltive duke pritur dy goditje vendimtare, të parën dhe të tretën, si dhe duke realizuar penalltinë e katërt për Hacken. Për shkak të performancës së tij mbresëlënëse, portieri u shpall lojtari i ndeshjes.
“Ndjehem shumë mirë. Të gjithë djemtë besuan, edhe pse kishim shumë mungesa. Të rinjtë dhanë gjithçka dhe dolën shumë mirë, edhe pse ishte një ndeshje e vështirë. Tani do të mund të luajmë në Evropë,” tha Berisha pas finales.
Portieri shtoi se nuk është hera e parë që shënon penallti: “Nuk është hera e parë që pres penallti dhe shënoj. Bëmë një punë të madhe kundër një prej skuadrave më të mira në Suedi, në fushën e tyre. E dinim që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam kurrë.”
Pas një periudhe pushimi prej gati një sezoni, Berisha rikthehet fuqishëm në fushë, duke ngritur trofeun e Kupës së Suedisë me Hacken dhe duke rikthyer shpresat për sezonin e ardhshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.