Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka dhënë një mesazh të qartë dhe shqetësues në lidhje me fenomenin e emigrimit masiv nga Shqipëria dhe rajoni. Në një postim të shpërndarë nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë, Rubio thekson se emigrimi masiv nuk është aspak një fenomen humanitar, por në shumë raste përbën trafikim të qenieve njerëzore.
“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv,” tha Rubio.
Sekretari amerikan shtoi se të vetmit që përfitojnë nga ky fenomen janë trafikantët, duke bërë thirrje për masa më të forta për parandalimin e këtij problemi që godet thellë shoqërinë dhe sigurinë.
Ky mesazh vjen në një kohë kur emigrimi nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, po shtohet ndjeshëm, duke krijuar shqetësim për sfidat sociale dhe ekonomike që shoqërojnë këtë fenomen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.