Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht. Një nga viktimat dyshohet të jetë Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani, vdekjen e të cilit e kanë konfirmuar familjarët në rrjetet sociale.
Sipas mediave italiane, një kamion është përplasur me një tjetër në një aksident fatal ku kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një i tretë ka marrë lëndime të rënda. Viktimat janë dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, punonjës të një kompanie ndërtimi në Tirolin e Jugut.
Në vendngjarje kanë intervenuar zjarrfikësit vullnetarë të zonës, Kryqi i Bardhë me ekipin mjekësor urgjent, si dhe policia rrugore. Fatkeqësisht, përpjekjet për të shpëtuar jetën e viktimave kanë qenë të kota.
Ngjarja tronditi komunitetin shqiptar dhe autoritetet lokale janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.