Selahi, kampion me Rijekën, kërkohet nga Holanda, por injorohet nga Silvinjo

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mesfushori shqiptar Lindon Selahi e mbyll aventurën e tij në Kroaci me medaljen e kampionit. Futbollisti 25-vjeçar ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Rijekën, duke u larguar si lojtar i lirë gjatë kësaj vere, pas një sezoni të shkëlqyer në elitën kroate.

Sipas mediave vendase, për Selahin është rritur ndjeshëm interesi, veçanërisht nga klubi i njohur Hajduk Split, që kishte tentuar ta afronte që në merkaton e janarit për një shumë prej 600 mijë eurosh. Megjithatë, drejtuesit e Rijekës vendosën ta mbajnë mesfushorin deri në fund të sezonit — një vendim që rezultoi i suksesshëm, pasi Selahi ndihmoi skuadrën të siguronte titullin kampion.

Tashmë, Hajduku mund ta marrë atë me parametër zero, por nuk do ta ketë të lehtë: klube nga Holanda kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Kjo nuk është një e panjohur për mesfushorin shqiptar, i cili më parë ka mbajtur veshur fanellën e FC Twente, ku edhe u formua si profesionist.

Megjithëse nuk është përfshirë në planet e trajnerit të Kombëtares shqiptare Silvinjo, forma e treguar këtë sezon e rikthen Selahin si një alternativë serioze për mesfushën kuqezi në të ardhmen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.