Arrestimi në Abu Dabi i Dritan Gjikës, një prej drejtuesve kryesorë të ashtuquajturës mafia shqiptare në Amerikën Latine, ka shkaktuar një reagim të fortë dhe akuza të rënda nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro. Në një postim në rrjetin social “X”, Petro e cilësoi këtë grup kriminal si “junta e narkotrafikut” me qendër në Abu Dabi, duke denoncuar kontrollin që ky rrjet ka mbi prokurorë dhe portin strategjik të Buenaventurës në Kolumbi.
Sipas presidentit Petro, ky grup ka lidhje me njësitë hetimore dhe ka tentuar në disa raste ekzekutimin e tij personal. Ai theksoi se ky bord i narkotrafikut është përgjegjës edhe për vrasjen e prokurorit paraguaian Pecci dhe për fshehjen e urdhëruesve të vërtetë brenda sistemit të drejtësisë.
Në krye të këtij rrjeti kriminal qëndron Dritan Gjika dhe Rubén Cherres, ndërsa në listë janë edhe disa persona të tjerë, përfshirë pronarë kompanish të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash. Një tjetër shqiptar, i përfolur më parë si pjesë kyçe e mafias shqiptare në Amerikën Latine, përmendet në raportet e InSight Crime si pjesë e këtij sistemi kriminal kompleks.
Sipas këtij raporti, Gjika dhe ekuadoriani Mario Sánchez Rinaldi kanë ngritur një rrjet kompanish në Ekuador që operojnë në sektorë të ndryshëm ekonomikë, duke përfshirë bujqësinë, ndërtimin dhe prodhimin e mishit, të cilat përdoren si fasadë për trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave.
Deklaratat e Presidentit Petro vijnë pak ditë pasi edhe presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, akuzoi anëtarë të mafias shqiptare për përpjekje ndërhyrjeje në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Këto zhvillime kanë rritur presionin për një përgjigje ndërkombëtare ndaj këtij rrjeti kriminal, i cili po konsolidon pozita të forta në Amerikën Latine, duke përfshirë trafikun e drogës dhe ndikimin në sistemet politike dhe ekonomike të rajonit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.