Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar ekzistencën e një “marrëveshjeje gentelmane” me Lëvizjen Vetëvendosje, që sipas tij synon të ndihmojë në tejkalimin e bllokadës aktuale politike në Kosovë. Në një prononcim për mediat, Limaj tha se marrëveshja është verbale, por nuk përjashton mundësinë që ajo të konkretizohet edhe me shkrim, nëse ka vullnet nga pala tjetër.
“Kemi pasur një marrëveshje gentelmen, verbale, atë e kam thënë publike. Dhe mbetet. E rëndësishme është që tash ka alternativa që të paktën të bëhet një hap drejt daljes nga zhbllokimi. Edhe në këtë drejtim, Nisma është e gatshme këtë marrëveshje gentelmane ta konkretizojë, nëse ka nevojë të shkojmë edhe me marrëveshje me shkrim. Por unë, të them të drejtën, marrëveshjen gentelmane edhe marrëveshjen me shkrim nuk i bëj dallim”, tha Limaj.
Ai konfirmoi se dy ditë më parë ka takuar Kryetarin e Kuvendit dhe deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, me të cilin ka zhvilluar një bisedë konstruktive për situatën aktuale.
“Unë jam i gatshëm që të takohem kurdo që kam ftesë. Kemi pirë kafe me Glaukun para dy ditësh dhe mirë shumë. Kemi biseduar, kemi trajtuar… është më se normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet dhe shqetësimet që ka sot Kosova. Është gjëja më normale që të bisedojmë dhe të trajtojmë tema se si të dalim nga kjo situatë”, u shpreh Limaj.
Përveç kontakteve me VV-në, kreu i Nismës bëri të ditur se ka komunikuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me të cilin pritet të takohet sërish në ditët në vijim për diskutime më të hollësishme.
Nisma Socialdemokrate ka siguruar tre mandate në Kuvend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nëse këto mandate bashkohen me votat e partive të pakicave shqiptare, ato mund t’i sigurojnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit numrat e nevojshëm për formimin e një qeverie të re.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.