Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet e fundit në kufirin me Serbinë gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku foli edhe për ushtrimin ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, në të cilin Kosova është një nga 18 vendet nikoqire.
Kurti e konsideroi reagimin e Serbisë me rritje të pranisë ushtarake pranë kufirit si një veprim që vjen si pasojë e këtij stërvitjeje të përbashkët me aleatët ndërkombëtarë.
“Përgatitjet tona dhe rritja e gatishmërisë janë pjesë e bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët tanë. Por, rritja e pranisë ushtarake në anën tjetër të kufirit na bën të shtrojmë pyetjen: kjo është një përgjigje e Qeverisë së Serbisë apo një direktivë që vjen nga Moska?”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi se ushtrimi “Defender Europe 2025” është dëshmi e angazhimit të Kosovës në arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s.
“Ne jemi nikoqirë të një ndër operacionet më të rëndësishme ushtarake në Evropë, dhe kjo flet për seriozitetin dhe pjekurinë e institucioneve tona të sigurisë”, përfundoi Kurti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.