Kongresmenia në Beograd: Trump e do Serbinë, Vuçiç përpiqet të përfshijë Kosovën

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri amerikan.”
Ky ishte mesazhi që mbërriti në Beograd përmes kongresmenes republikane Claudia Tenney, bashkëkryetare e grupit parlamentar serb në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në një ceremoni të organizuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, Tenney u nderua me Urdhrin e Flamurit Serb, Klasi i Parë, për “merita të veçanta në zhvillimin e marrëdhënieve Serbi–SHBA”.

Kosova u përmend jo nga kongresmenja, por nga vetë Vuçiç, i cili u përpoq të përçonte një mesazh që nënkuptonte mbështetje amerikane për pretendimet serbe mbi Kosovën, ndonëse SHBA e njeh pavarësinë e saj që prej vitit 2008.

Vuçiç falënderoi Tenney për “mbështetjen në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë” dhe për “kritikat e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme të Prishtinës”. Ai theksoi përkushtimin e Serbisë për një zgjidhje diplomatike për çështjen e Kosovës, duke iu referuar rezolutave të OKB-së.

Tenney, nga ana e saj, ndau kujtime personale, duke përmendur lidhjet me ish-Jugosllavinë dhe përpjekjet e saj për të mësuar serbisht. “Kam ndjekur Lojërat Olimpike në Sarajevë dhe kam pasur miq nga Serbia. Dua vetëm t’ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për mua,” tha ajo.

Vizita e kongresmenes vjen pak javë pas një incidenti të përfolur në SHBA, ku sipas mediave, Vuçiç thuhet se është përzënë nga një event i Partisë Republikane për shkak të hyrjes me një identitet të rremë – një lajm që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.