44-vjeçari shqiptar i zhdukur në Itali gjendet me helikopter, në gjendje kritike

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar 44-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej dy ditësh, u gjet nga zjarrfikësit italianë me ndihmën e një helikopteri pranë gurores afër liqenit të Giulianello-s, në komunën e Artenës.

Në operacionin e kërkimit morën pjesë njësitë e specializuara të Brigadës së Zjarrfikësve të Colleferro-s, të cilët përdorën teknika kërkimi nga ajri dhe toka për të lokalizuar personin.

Pas identifikimit, ai iu dorëzua punonjësve të shëndetësisë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Colleferro-s, ku po trajtohet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas autoriteteve, 44-vjeçari ishte zhdukur dy ditë më parë pas kthimit nga puna si punëtor ndërtimi. Dyshohet se ai kishte konsumuar substanca helmuese, duke u tentuar që t’i jepte fund jetës.

Karabinierët lokalë po vijojnë hetimet dhe monitorojnë situatën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.