Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit në vrasjen e noteres 69-vjeçare në Zakynthos

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Është zbardhur dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar, bashkëpunëtor në vrasjen e noteres 69-vjeçare në Zakynthos, ngjarje e ndodhur gjatë një tentative grabitjeje për të marrë paratë e saj.

Sipas dëshmisë së 50-vjeçarit, i cili banonte në Nemea, ideja për grabitjen i përkiste 54-vjeçarit, autorit kryesor të ngjarjes. Ky i fundit, prej muajsh kishte vëzhguar noteren, duke i thënë bashkëpunëtorit se ajo mbante shumë para në shtëpi. Kur 50-vjeçari shprehu dyshime, 54-vjeçari u siguronte: “Mos u shqetëso, gjithçka do shkojë mirë, nuk do lëndojmë njeri.”

Ata ndoqën prej afër lëvizjet e viktimës, duke vënë re se ajo largohej nga zyra çdo ditë në orën 20:00. Mëngjesin e ditës fatale, të dy burrat, të cilët kishin punuar më parë në ndërtim, vendosën të kryenin grabitjen. Autori mori me vete një thikë kuzhine, pavarësisht se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe refuzoi të shtynte planin, edhe pse bashkëpunëtori i kërkoi të prisnin.

Të maskuar dhe me doreza për të mos lënë gjurmë, ata pritën noteren në momentin që ajo u kthye në shtëpi. Ajo nisi të bërtiste, duke shkaktuar panik tek bashkëpunëtori, i cili i kërkoi autorit të dorëzoheshin dhe të largoheshin, por ai refuzoi.

Në momentin vendimtar ndodhi përplasja fatale. 69-vjeçarja u godit me thikë në kofshën e majtë, plagë që shkaktoi hemorragji të rëndë dhe vdekje të menjëhershme. Autorët u larguan në këmbë për më shumë se një orë për të shmangur kapjen, ndërsa më pas u morën nga djali 19-vjeçar i autorit, i cili kishte rolin e shoferit dhe që sipas dëshmive hodhi thikën në një arë për të fshehur provat.

Në dëshmi, 50-vjeçari tha se goditja ishte “aksidentale” gjatë përleshjes, dhe se u përfshi në grabitje për shkak të vështirësive financiare dhe borxheve ndaj tatimeve.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e të gjithë të përfshirëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.