Në pritje të vendimit të Gjykatës, Italia dërgon në Gjadër 30 emigrantë të tjerë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një grup prej rreth 30 emigrantësh pritet të mbërrijë në kampin e Gjadrit në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes mes qeverive shqiptare dhe italiane për strehimin e përkohshëm të emigrantëve të paligjshëm. Më shumë se një muaj pas transferimit të fundit të ndodhur më 11 prill, autoritetet italiane kanë rinisur dërgimin e emigrantëve përmes anijes së marinës “Spica”, e cila u nis të martën në mëngjes nga porti i Brindisit me destinacion portin e Shëngjinit.

Mediat italiane raportojnë se aktualisht në qendrën e pritjes në Gjadër strehohen rreth 50 persona, ndërsa 30 emigrantë janë riatdhesuar tashmë. Ministria e Brendshme italiane thekson se transferimet në Shqipëri janë të përqendruara vetëm ndaj atyre që përbëjnë rrezik të lartë shoqëror.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për persona që ndodhen në territorin italian thjesht për arsye të paligjshmërisë së qëndrimit të tyre, por për individë që janë liruar nga burgjet pas vuajtjes së dënimeve për vepra të rënda penale, përfshirë përdhunim dhe pornografi me fëmijë. “Ne kufizojmë vetëm njerëzit që përbëjnë një rrezik shoqëror për këto qendra”, tha ministri Piantedosi, duke shtuar se “qendra në Gjadër po funksionon sipas planit dhe do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në të ardhmen”.

Ndërkohë, sytë janë kthyer nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila pritet të shprehet në ditët në vijim për apelimet paraprake të paraqitura nga Gjykata e Romës. Kjo e fundit ka shfaqur dyshime mbi legjitimitetin e arrestimeve të urdhëruara ndaj emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje procedurat për shtetasit e ardhur nga vende të cilësuara si “të sigurta” nga qeveria italiane, si Egjipti dhe Bangladeshi.

Vendimi i Gjykatës Evropiane do të jetë kyç për të ardhmen e funksionimit të plotë të qendrës së Gjadrit dhe për përcaktimin e kuadrit të ri ligjor të pritshëm në vitin 2026.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.