Igli Tare si Drejtor Sportiv i Milanit: Një ëndërr e bërë realitet

E martë, 17 Nëntor, 2026

Igli Tare është zyrtarisht drejtori sportiv i Milanit dhe tashmë është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në këtë rol kyç. Pas një sezoni zhgënjyes për kuqezinjtë, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare thotë se Milani duhet të rikthehet fuqishëm si një klub fitues, në përputhje me traditën e tij të lavdishme.

Në intervistën e parë zyrtare në kanalin e klubit, Tare theksoi se puna ka nisur dhe së shpejti do të prezantojë strategjitë dhe planet e tij për skuadrën dhe stafin teknik, duke përfshirë edhe merkato. “Kam ardhur me ide të qarta dhe shumë entuziazëm. Dua ta përçoj këtë frymë në të gjithë ambientin e Milanit. Javën e ardhshme do të prezantojmë planet tona,” u shpreh ai.

Me një përvojë 15-vjeçare si drejtues i Lazio-s, ku fitoi 6 trofe kombëtarë, Tare synon të lërë shenjë edhe te Milani, një nga klubet më të rëndësishme në Europë. Sipas mediave italiane, ai ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi dhe do të ketë dorë të lirë në vendimet sportive, duke qenë ura lidhëse mes skuadrës dhe drejtuesve.

“Milani ka një histori të madhe dhe ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Familja ime gjithmonë ka qenë tifoz i kuqezinjve. Duhet të fillojmë nga e para me energji dhe dëshirë për të rikthyer sukseset e mëdha,” tha Tare.

Ai shtoi se futbollistët e ardhshëm duhet të kuptojnë rëndësinë e fanellës kuqezi dhe të jenë të uritur për fitore. “Dua të shoh një ekip që djersitet për fanellën, që lufton për çdo fitore dhe që i jep gëzim tifozëve në San Siro,” deklaroi drejtori sportiv.

Detyra e parë për Taren do të jetë zgjidhja e trajnerit të ri. Emri më i përfolur është ai i Massimiliano Allegri, me të cilin Milan synon të arrijë një marrëveshje për të sfiduar Napolin në Serie A.

Me këtë fillim, Igli Tare duket i vendosur të bëjë ndryshime dhe t’i rikthejë Milanit shkëlqimin që i takon në arenën europiane dhe botërore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.