Një verë ndryshe? Zbuloni alternativën shqiptare që sfidon klasiket e Mesdheut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rritjen e temperaturave në Evropën Jugore dhe rifillimin e fluturimeve sezonale drejt brigjeve më të nxehta, shumë turistë janë në kërkim të një destinacioni që ofron më shumë sesa rrugët e përshkuara të Rivierës Franceze apo bukuritë e njohura të Kroacisë. Në një artikull të fundit të publikuar në revistën amerikane “Travel Off Path”, gazetari Vinicius Costa nënvizon se është koha të kërkojmë përtej itinerareve klasike — drejt një përvoje të re që ndërthur historinë, autenticitetin, komoditetin modern dhe peizazhe që nuk kanë asgjë për t’i pasur zili Karaibeve. Destinacioni surprizë? Shqipëria.

Zbuloni Sarandën, Perlën e Rivierës Shqiptare

Një qytet turistik në zhvillim e sipër që zë një gji në formë patkoi, Saranda është e vendosur midis kodrave të gjelbërta të Shqipërisë, një zemër të Evropës, dhe Detit Jon me ngjyrë të kaltër.

Ka shumë për të zbuluar në të gjithë Shqipërinë, por nëse është hera juaj e parë që eksploroni destinacionin me rritjen më të shpejtë në Evropën Juglindore, Saranda është ndoshta vendi ideal për të nisur itinerarin.

Destinacioni turistik më i zhvilluar i Shqipërisë, është shtëpia e një shëtitoreje moderne me palma, një varg hotelesh buzë detit – me çmime të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut – dhe një numër monumentesh të lashta që do t’ju kthejnë pas në kohë – në Botën e Lashtë.

Hotelet në plazh kushtojnë vetëm 28 dollarë nata

Pikërisht në qendër të Sarandës, shumë pranë plazhit kryesor, mund të rezervoni një apartament në muajin qershor, muajin më të nxehtë në Shqipëri, për vetëm 52 dollarë nata – ose edhe më lirë 28 dollarë nëse udhëtoni çift.

Kur bëhet fjalë për përvojën tradicionale të hotelit, “Hotel Havana” me katër yje ofron dhoma për 57 dollarë nata.

Resorti luksoz me pesë yje, “San Angelo Resort & Spa” ka një plazh privat, të qetë me rërë dhe zhavorr, me shërbime të klasit botëror, duke përfshirë një pishinë të bukur, restorante të njohura dhe një qendër Wellness – 211 dollarë nata.

Në përgjithësi, Saranda ofron një vend pushimi veror evropian krejtësisht të përballueshëm.

Kostoja mesatare e një vakti në një restorant të lirë është rreth 11 dollarë, kostot e transportit mesatarisht 8 dollarë në ditë, duke përfshirë autobusët dhe taksitë lokale, dhe nëse jeni të kujdesshëm me buxhetin tuaj, mund t’ia dilni mbanë fare mirë me 350 dollarë për javën.

Mirë se vini në “Karaibet e Evropës”

Vizitoni Ksamilin – një fshat bregdetar i krahasuar me Maldivet – që po shndërrohet ngadalë në një destinacion turistik – vetëm 25 minuta larg me makinë nga Saranda.

Ndryshe nga shumica e plazheve në bregdetin Jon, Ksamili është i mbushur me rërë të butë dhe të bardhë, dhe i kombinuar me ujërat kristalore, vilat luksoze dhe skelat piktoreske prej druri që shtrihen drejt ishujve të gjelbër në distancë – duke ofruar një pamje “tropikale”.

Vlen të përmendet se Ksamili është ndoshta zona më e vizituar e Sarandës.

Sharmi i Lashtë i pamohueshëm

Përveç vijës bregdetare të mrekullueshme, Saranda është e njohur për rolin e saj si një portë hyrëse në një nga rajonet më të ngarkuara, historikisht,  të pellgut të Mesdheut.

Rreth gjysmë ore me makinë në jug të qytetit, Parku Kombëtar i Butrintit është një zonë e madhe arkeologjike – që përfshin një qytet të rrënuar greko-romak, me një teatër antik, tempuj të panumërt dhe një fortesë në majë të kodrës me pamje nga ligatinat piktoreske.

Kalaja mesjetare e Lëkurësit ofron një panoramë marramendëse të qytetit, dhe është vendi perfekt ku mund të shijoni perëndimin e diellit.

Brenda ka një restorant, kështu që mund të shijoni një vakt tradicional shqiptar dhe verën vendase ndërsa shikoni perëndimin e diellit mbi detin Jon.

This Beach Paradise Called The ‘Maldives Of Europe’ Is The Perfect Summer Getaway

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.