Pas zyrtarizimit të Igli Tares si drejtori i ri sportiv i klubit italian të Milanit, një nga emrat më të mëdhenj në futbollin europian, nuk kanë munguar reagimet. Një ditë pas këtij lajmi, ka reaguar edhe vëllai i tij, Auron Tare, i cili përmes një postimi publik ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe urimet e shqiptarëve, por nuk ka kursyer edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj klasës politike dhe drejtuesve të futbollit në Shqipëri, të cilët – sipas tij – kurrë nuk treguan vullnet për ta përfshirë Iglin në ndonjë projekt kombëtar.
Reagimi i Auron Tares:
Duke Falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të Babait dhe të mitë të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të Futbollit, më duhet ti them edhe dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë Italian në vecanti.
Si një shqiptar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkruar që nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo ndonje fshat i thellë këtu në Shqipëri edhe une jam shumë krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierën e tij personale. Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë cdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vleresoj shumë si një mbështetje me të vërtetë e sinqertë. Por më duhet të them se sot në mëngjez lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite. Shqipëria Futbollistike dhe ajo Politike nuk patën ndonjë deshirë apo vullnet që ish Drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit. Prandaj urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare please.



