U ndalua në Merdarë, lirohet ish-deputeti i Kosovës Gramos Agusholli

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar paraditen e së hënës nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdarës, teksa udhëtonte në tranzit drejt Sllovenisë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila ka ndërmarrë menjëherë hapa diplomatikë për të siguruar lirimin e tij.

Pas ndalimit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka informuar misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd. Në të njëjtën kohë, edhe përfaqësitë diplomatike në Prishtinë janë vënë në dijeni për rastin.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës pasditen e sotme ka reaguar lidhur me situatën në të cilën u përfshi në Serbi, ish-deputeti Gramos Agusholli.

Ministria sqaron se Agusholli, i cili u ndalua në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.