Katër shqiptarë arrestohen në Bolzano për sulm të dhunshëm me armë të ftohta

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Bolzano, nën akuzat për përfshirje në një përleshje të dhunshme, shkaktim lëndimesh të rënda trupore dhe mbajtje të paligjshme të armëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e 1 majit pranë Qendrës së Panairit Tregtar në Bolzano, ku katër të rinj vendas u sulmuan brutalisht nga shqiptarët. Sipas autoriteteve, incidenti ka nisur fillimisht në një klub nate me një grindje verbale, e cila ishte zbutur nga ndërhyrja e stafit të sigurisë. Megjithatë, situata agravoi më vonë, kur katër shqiptarët u pritën viktimave jashtë lokalit dhe i sulmuan me thika, shufra hekuri dhe zinxhirë.

Si pasojë e sulmit, dy nga të rinjtë italianë kanë pësuar lëndime të rënda, me një periudhë shërimi prej 10 dhe 25 ditësh. Njëri prej tyre, fatkeqësisht, ka mbetur me një dëmtim të përhershëm në fytyrë.

Gjatë operacionit të arrestimit dhe bastisjeve në banesat e të dyshuarve, njëri prej tyre u kap në vendin e tij të punës, ku policia sekuestroi edhe prova shtesë që forcuan akuzat ndaj tyre.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal në Bolzano dhe është duke u hetuar intensivisht nga autoritetet për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e plota të të përfshirëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.