Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka njoftuar se po përgatitet një projektligj për të pezulluar ribashkimin familjar për disa kategori refugjatësh për një periudhë dyvjeçare. Sipas deklaratës së tij për gazetën Bild am Sonntag, kjo masë synon të sinjalizojë një ndryshim rrënjësor në politikën e migracionit të Gjermanisë.
“Deri tani, në Gjermani janë pranuar 1000 vetë në muaj. Tani kjo merr fund”, deklaroi Dobrindt. Ai shtoi se “duhet t’i zvogëlojmë ndjeshëm faktorët tërheqës drejt Gjermanisë” dhe se “duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit ka ndryshuar.”
Projektligji pritet t’i paraqitet kabinetit qeveritar të mërkurën. Sipas marrëveshjes së koalicionit CDU/CSU-SPD, pezullimi do të prekë refugjatët me status mbrojtjeje plotësuese (subsidiar), që nuk njihen si refugjatë të plotë por që nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të rreziqeve serioze. Përjashtim do të bëjnë vetëm rastet jashtëzakonisht të rënda.
Ribashkimi familjar për këtë kategori refugjatësh ishte pezulluar më parë nga marsi 2016 deri në korrik 2018. Më pas, që nga gushti 2018, është lejuar hyrja mujore e 1000 pjesëtarëve të familjeve në Gjermani.
Megjithëse marrëveshja e koalicionit të vitit 2021 ndërmjet SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së parashikonte kthimin në një politikë më të hapur për ribashkimin familjar, kjo nuk është zbatuar. Përkundrazi, qeveria federale po përgatitet të vendosë kufizime të reja.
Më shumë se 30 organizata joqeveritare kanë reaguar ashpër ndaj këtij plani dhe i kanë kërkuar qeverisë të heqë dorë nga kufizimet dhe në vend të tyre të zgjerojë mundësinë e ribashkimit familjar, duke e cilësuar si një të drejtë themelore humane.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.