Tre shtetas nga Sri Lanka janë ndaluar nga policia kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, pasi u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara. Të ndaluarit posedonin leje qëndrimi italiane, për të cilat pas verifikimeve rezultoi se janë të dyshimta për falsifikim.
Shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç dhe K. W., 36 vjeç, u arrestuan në flagrancë dhe ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Dokumentet e dyshuara janë sekuestruar si prova materiale.
Ndërkohë, në një rast tjetër, në fshatin Goricë të Pogradecit, një 37-vjeçar shqiptar nga Grabovica, me inicialet M. B., është kapur duke tentuar të kalojë ilegalisht kufirin shtetëror. Për të është nisur një procedim penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Policia kufitare ka intensifikuar kontrollet për të parandaluar aktivitetet e paligjshme dhe për të garantuar sigurinë në pikat hyrëse dhe dalëse të territorit shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.