Shqiptari 41-vjeçar ekzekutohet në Greqi, zbardhen detaje tronditëse të ngjarjes

E hënë, 7 Korrik, 2025

Është zbardhur identiteti i shqiptarit që u vra me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në zonën bregdetare të Rafinës, në Athinë. Mediat greke raportojnë se viktima është Altin Arapaj, 41 vjeç, një emër i njohur për autoritetet vendase, me precedentë penalë për disa vepra penale dhe përfshirje në trafikun e drogës.

Sipas të dhënave të para, Arapaj është qëlluar brenda një vreshti, ku plumbi fatal e ka goditur në faqe. Pavarësisht plagës së rëndë, ai ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij, një 36-vjeçare, dhe t’i tregojë se ishte qëlluar nga një mik, duke përmendur edhe emrin e tij.

E alarmuar nga telefonata, gruaja ka përdorur aplikacionin “Find my iPhone” për të lokalizuar vendndodhjen e celularit të bashkëshortit. Pas disa orësh, ajo së bashku me një patrullë të njësisë DIAS të Policisë Helenike kanë mbërritur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës. Aty është gjetur telefoni i mbuluar me gjak, por pa shenja të 41-vjeçarit.

Pas kërkimeve të zgjeruara, trupi i pajetë i Altin Arapajt është gjetur në të njëjtën zonë. Policia greke ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e vrasjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.