Shqiptar krenarë, fëmijë nga Tuzi vizitojnë Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë

E hënë, 7 Korrik, 2025

Fëmijët e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” nga Tuzi i Malit të Zi kanë zhvilluar një vizitë të veçantë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë. Ata u pritën me përzemërsi nga Zëvendësministret Silda Anagnosti Çepe dhe Megi Fino, të cilat zhvilluan një bisedë të ngrohtë me vogëlushët shqiptarë nga diaspora.

Në këtë takim miqësor, fëmijët shprehën me entuziazëm krenarinë për origjinën e tyre shqiptare, duke ndarë emocionet e vizitës së parë në kryeqytetin shqiptar. Ata u shprehën të lumtur për mundësinë që patën të njihen nga afër me institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe rëndësinë që u kushtohet shqiptarëve jashtë atdheut.

Në fund të vizitës, fëmijët shprehën dëshirën për t’u rikthyer sërish në Tiranë, këtë herë për të marrë pjesë në aktivitete të tjera kulturore që bashkojnë fëmijët shqiptarë nga diaspora në të gjithë botën. Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjes mes fëmijëve të diasporës dhe atdheut të tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.