Shqipëria kalon Serbinë në rrugën drejt BE,hap kapitullin e tretë të negociatave

E hënë, 7 Korrik, 2025

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap historik në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke hapur grup-kapitullin numër 3 në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Ky grup përfshin tetë kapituj individualë dhe me hapjen e tij, Shqipëria ka kaluar Serbinë, duke zënë vendin e dytë ndër vendet më të avancuara në procesin e integrimit evropian, menjëherë pas Malit të Zi.

Progresi i Shqipërisë ka qenë i dukshëm dhe i shpejtë. Që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi hapja e grup-kapitujve, vendi ka përparuar më shpejt se çdo shtet tjetër i rajonit në këtë fazë të negociatave.

Nëse ky ritëm mbahet, Shqipëria mund të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve që në vitin e ardhshëm, duke tejkaluar edhe Malin e Zi. Megjithatë, kjo fazë kërkon zbatimin e reformave të thella dhe afatgjata.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i mundur deri në fund të vitit 2027. Po të njëjtin parashikim e ka ndarë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, e cila ka përmendur Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet pararojë në këtë proces.

Nëse reformat do të zbatohen me vendosmëri dhe nuk do të ketë pengesa të mëdha politike apo institucionale, Shqipëria mund ta përmbyllë me sukses procesin e anëtarësimit në BE përpara fundit të kësaj dekade.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.