Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjatë me një vit afatin e qëndrimit për shtetasit ukrainas që ndodhen në Shqipëri, duke e kaluar atë nga 3 në 4 vite. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mbajtur më 21 maj 2025.
Në dokumentin zyrtar thuhet se ndryshohet pika 1 e vendimit nr.169, datë 18.3.2022, ku përcaktohej se qëndrimi i lejuar ishte 3 vjet. Me vendimin e ri, ky afat zgjatet në 4 vjet.
“…Togfjalëshi ‘3 (tre) vjet’ zëvendësohet me ‘4 (katër) vjet’”, thuhet në vendim.
Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të mbështetur qytetarët ukrainas të prekur nga lufta dhe që kanë zgjedhur të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.