Presidentja Osmani nderohet me darkë shtetërore në Zvicër, i pranishëm Shaqiri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta në Zvicër, ku mbrëmjen e së mërkurës mori pjesë në një darkë shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe anëtarët e Këshillit Federal zviceran.

Ngjarja madhështore u zhvillua në Bernerhof, selia e Ministrisë së Financave të Zvicrës, ku përveç autoriteteve shtetërore ishin të ftuar edhe figura të njohura të mërgatës shqiptare në Zvicër.

Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kësaj darke si simbol i miqësisë së fortë mes Kosovës dhe Zvicrës:

“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona.”

Ndër të ftuarit e veçantë ishte edhe ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe është një ndër figurat më të njohura të diasporës shqiptare.

Ky është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës në Zvicër, dhe përfaqëson një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat Osmani i cilësoi si një kapitull i ri në partneritetin strategjik midis dy shteteve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.