Igli Tare drejtori i ri sportiv i Milanit

E hënë, 7 Korrik, 2025

Një epokë e re do të nisë të hënën për klubin e Milanit, me prezantimin e Igli Tares si drejtor i ri sportiv. Lajmi është bërë publik ditën e sotme nga “Calciomercato”, duke konfirmuar kthimin e ish-drejtorit të Lacios në skenën e madhe të futbollit italian. Tare pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë.

I njohur për autoritetin dhe lidhjet e forta në tregun ndërkombëtar të futbollit, Tare pritet të marrë menjëherë në dorë frenat e merkatos. Mes detyrave kryesore të tij janë përforcimet në mbrojtje, gjetja e një mesfushori dhe e një qendërsulmuesi të ri.

Në rast të një shitjeje të madhe, siç është ajo e Reijnders – për të cilin Mançester Siti raportohet se ka shfaqur interes – investimet do të mund të shumëfishohen. Ndër emrat që Tare vlerëson në mbrojtje është Gila i Lacios, që ai vetë e solli nga Real Madridi në vitin 2022.

Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj të Milanit duan lojtarë që njohin Serie A dhe që mund të rrisin numrin e italianëve në formacion.

Rinovimet në horizont
Sa i përket rinovimeve, drejtuesit do të presin deri në korrik për të zgjatur kontratën e Pulisiç deri në vitin 2030. Më e ndërlikuar është çështja e Teo Hernandez, për të cilin po mendohet një largim potencial, për të liruar hapësirë për një mbrojtës të majtë – me emrin e Udogies nga Tottenhami në listë. Portieri Maignan ka marrë një propozim me rritje të pagës, por ende nuk ka reaguar.

Të rinjtë, pjesë e projektit
Milani po shikon edhe nga e ardhmja, duke zgjatur kontratat e talenteve të rinj. Mbrojtësi i krahut, Bartesagi, dhe portieri Torriani – që debutoi në Ligën e Kampioneve kundër Liverpoolit – kanë firmosur deri në vitin 2030.

Zhvillimi i repartit ofensiv do të varet edhe nga emërimi i trajnerit të ri, me emrat e Vincenzo Italianos, Massimiliano Allegrit dhe Roberto De Zerbit në listën e kuqezi. Luka për fizikun dhe Ndoje për kreativitetin janë ende pjesë e planeve të merkatos.

Me ardhjen e Igli Tares, Milani shpreson të rikthehet fuqishëm në garën për titull, duke ndërtuar një skuadër konkurruese brenda dhe jashtë Italisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.