Greqi/ Tërmet i fuqishëm 6.1 godet Kretën, rrëshqitje toke dhe çarje në ndërtesa

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën detare në veri të Kretës, duke shkaktuar panik dhe disa rrëshqitje toke. Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet u regjistruan në orën 06:19 me orën lokale dhe epiqendra ishte rreth 56 kilometra në veri të Neapolis në Lassithi.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 62 kilometrash dhe u ndje në një pjesë të gjerë të ishullit. Deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo të lënduar, por janë shënuar çarje në ndërtesa dhe rënie fragmentesh muri në rrugën “25 Gusht” në Heraklion.

Autoritetet lokale raportojnë për rrëshqitje të vogla toke në rrjetin rrugor provincial. Shërbimet zjarrfikëse janë vendosur në gatishmëri të përgjithshme dhe po patrullojnë për të vlerësuar situatën.

Ndërkohë, bashkitë dhe autoritetet rajonale të Kretës janë duke ndjekur nga afër zhvillimet, ndërsa strukturat e emergjencës mbeten të mobilizuara për çdo rast të mundshëm pasgoditjesh.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.