Senati italian ka miratuar përfundimisht dekretin për përdorimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke e shndërruar atë në ligj. Me 90 vota pro, 56 kundër dhe një abstenim, teksti mori dritën jeshile në kohë rekord, përmes një votëbesimi të mbajtur mes tensioneve politike.
Dekreti i shumëdebatuar përfshin qendrën e Gjadrit, që tashmë do të shërbejë si CPR (Centro di Permanenza per il Rimpatrio) – një qendër për emigrantët në pritje të dëbimit nga territori italian. Ligji synon të zbatojë protokollin dypalësh Itali-Shqipëri, të firmosur në nëntor 2023 nga kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama.
Pavarësisht protestave të opozitës, mazhoranca e udhëhequr nga Fratelli d’Italia e ka cilësuar këtë nismë si një “model të virtytshëm” për menaxhimin e emigracionit, me senatorin Marco Lisei që theksoi: “Qendrat do të funksionojnë, ashtu siç premtoi Meloni”.
Qendra e Gjadrit kishte mbetur e pashfrytëzuar deri më sot, pasi gjykatat nuk kishin verifikuar ligjshmërinë e ndalimit të emigrantëve aty, duke vënë në pikëpyetje edhe përputhshmërinë me normat evropiane.
Miratimi i këtij ligji hap rrugën për një zbatim më të plotë të marrëveshjes mes dy vendeve, duke e përfshirë Shqipërinë në një rol aktiv në politikën italiane të emigracionit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.