Deputetja Albulena Haxhiu, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se partia e saj mbetet e qartë në qëllimet dhe hapat që duhet ndjekur pas zgjedhjeve, duke theksuar domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe më pas formimin e qeverisë së re.
Në një fjalim të mbajtur pas dështimit të 19-të radhazi për konstituimin e Kuvendit, Haxhiu theksoi se Vetëvendosje mbështet procedurat kushtetuese dhe po përpiqet të shmangë zvarritjet politike.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje është e qartë se çfarë do. Duam të vazhdojmë me hapat e radhës për votimin e qeverisë. Siç e dini, kryeministri Kurti ka 15 ditë në dispozicion që të votohet qeveria e Kosovës,” deklaroi ajo.
Sipas Haxhiut, aktualisht në rend dite është votimi i komisionit për votimin e fshehtë dhe jo emri për kryetar Kuvendi, pasi ky është një hap procedural që duhet të respektohet.
Ajo kritikoi ashpër qëndrimin e partive opozitare, duke thënë se ato nuk kanë një linjë të qartë politike dhe po e zvarrisin procesin me kërkesa të paqarta dhe emra të veçantë.
“Nëse ndërtojmë një standard ku opozita vendos për emrat që propozon pozita, atëherë po e deformojmë vullnetin e qytetarëve,” theksoi Haxhiu, duke kujtuar se Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet me 48 deputetë dhe i takon legjitimisht të propozojë drejtuesin e Kuvendit.
Ajo përfundoi duke theksuar se procesi nuk është çështje kompromisesh për të kënaqur palët, por respektim i Kushtetutës dhe i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.