Turizmi në Shqipëri rritet me 21,9% në mars, dominon prania e vizitorëve të huaj

E martë, 17 Nëntor, 2026

Turizmi në Shqipëri po njeh një zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv, duke reflektuar rritje të ndjeshme si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në netët e qëndrimit të tyre në strukturat akomoduese. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga INSTAT, gjatë muajit mars 2025 është regjistruar një rritje prej 21,9% të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesa më e madhe e këtij shtimi i atribuohet vizitorëve jorezidentë, të cilët janë rritur me 27,3%, nërsa vizitorët rezidentë (vendas) kanë shënuar një rritje më modeste prej 13,9%.

Gjithashtu, netëqëndrimet në strukturat akomoduese janë rritur me 30,8%, ku vizitorët jorezidentë kanë kontribuar me një rritje prej 32,1%, ndërsa ato nga vendasit me 28,4%. Kjo rritje e dukshme tregon një interes të lartë të turistëve për të kaluar më shumë kohë në Shqipëri.

Një rritje e ndjeshme është regjistruar edhe në zonat jobregdetare, ku numri i vizitorëve jorezidentë është shtuar me 20,6%, çka tregon një interes në rritje për turizmin kulturor, natyror dhe aventurier në pjesën e brendshme të vendit.

Akomodimi në hotele dhe struktura të ngjashme ka shënuar një rritje prej 27,6%, ndërsa shkalla e zënies së dhomave në muajin mars 2025 arriti në 18,4%, në krahasim me 17,3% të marsit të një viti më parë.

Sa i përket origjinës së turistëve të huaj, raporti evidenton se:

Italia përfaqësonte 23% të totalit të vizitorëve jorezidentë,

Kosova me 15%,

Gjermania me 10%,

Mbretëria e Bashkuar me 7%

dhe Franca me 3%.

Këto të dhëna pasqyrojnë një rritje të qëndrueshme të interesit për Shqipërinë si destinacion turistik nga tregjet kryesore të Europës dhe rajonit. Vendi po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një alternativë e preferuar për pushime, jo vetëm në sezonin veror, por edhe gjatë muajve të tjerë të vitit, falë diversitetit që ofron në peizazh, kulturë dhe mikpritje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.