Sot do festonte ditëlindjen,familja e Ilaria Sulës memorial në vendin ku u gjet

E martë, 1 Korrik, 2025

Në një ditë që duhej të ishte e mbushur me gëzim, prindërit e Ilaria Sulës, studentes shqiptare që humbi jetën tragjikisht në moshën 22-vjeçare, zgjodhën të kujtojnë të bijën me një akt dashurie dhe dhimbjeje: ndërtimin e një memoriali në vendin ku ajo u gjet e pajetë.

Memoriali, vendosur pranë vendit ku autori i dyshuar i krimit – partneri i saj – e kishte hedhur trupin pas aktit brutal të vrasjes, u përurua të dielën në prani të familjes, të afërmve, komunitetit dhe kryetarit të komunës, Francesco Colagrossi. NDërsa sot Ilaia do të festonte ditëlindjen e 23-të.

“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë,” shkroi babai i saj, Flamur Sula, në një postim prekës në rrjetet sociale, shoqëruar me fotografi nga ceremonia ku u lëshuan tullumbace të bardha në qiell.

Z. Sula falënderoi gjithashtu publikisht autoritetet lokale për mbështetjen e dhënë: “Faleminderit të gjithëve, Komunës dhe kryetarit të Capranica Prenestina për zemrën e madhe dhe për gjithçka që është bërë për vajzën time Ilaria.”

Kryetari Colagrossi, i cili mori pjesë në ceremoninë përurimore, e përshkroi memorialin si një “dëshmi të dashurisë së pafund” të familjes për të renë. “Fotografia që na tregon Ilarianë buzëqeshur, plot jetë… u shua nga një dhunë e pabesueshme, e paarsyeshme dhe absurde,” tha ai. “Ky vend, nga i cili mund të shihni bukurinë e natyrës si asgjëkundi tjetër, do të jetë përjetësisht një kujtim për ty, Ilaria e dashur.”

Ceremonia u shënua nga një atmosferë e qetë, por e mbushur me dhimbje. Njerëz të thjeshtë, miq dhe të afërm të familjes Sula u mblodhën për të nderuar kujtimin e një jete të ndërprerë shumë herët – dhe për të reflektuar mbi nevojën urgjente për të njohur dhe parandaluar dhunën në marrëdhënie.

Në mungesë të drejtësisë së plotë, ky memorial bëhet një shenjë e përhershme – jo vetëm e humbjes tragjike, por edhe e dashurisë që mbetet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.