Snajperët shqiptarë fitojnë medalje bronzi në garën elitare në Turqi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Efektivët e Batalionit të Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) janë renditur të tretët në garën elitare ndërkombëtare “Best Sniper Team Competition”, duke fituar medaljen e bronztë në një konkurrencë të fortë të zhvilluar në Isparta, Turqi, nga data 5 deri më 15 maj 2025.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se operatorët shqiptarë përfaqësuan me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në mesin e 26 ekipeve pjesëmarrëse nga 18 vende të ndryshme. Me përgatitje të lartë profesionale, precizion dhe disiplinë të admirueshme, snajperistët shqiptarë dëshmuan kapacitetin e tyre në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Kjo arritje është një dëshmi e kapaciteteve elitare të Forcave tona Speciale dhe një kontribut domethënës në imazhin e Shqipërisë në sigurinë ndërkombëtare. Snajperistët e ROS-it janë krenaria e elitës shqiptare”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.