Kosova pa Kuvend, AAK: T’i japim Albulena Haxhiut “Nobelin” për dështime

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për herë të 18-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej, teksa seanca e mbajtur mëngjesin e së hënës u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për ngritjen e Komisionit për votim të fshehtë. Situata mbetet e bllokuar, ndërsa partitë politike vazhdojnë të qëndrojnë në pozicione të kundërta.

Një prej çështjeve që ka nxitur debat është pikërisht forma e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka dërguar këtë çështje për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar sqarim nëse lejohet ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Kushtetuese të përfshihet edhe më tej në këtë ngërç institucional, qoftë përmes një kërkese nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, apo nga ndonjë grup deputetësh.

“Nuk kemi krizë juridike, kemi krizë politike. Në këtë situatë, edhe përgjigjja dhe zgjidhja duhet të jenë politike. Por nëse kjo mungon për një kohë të gjatë, atëherë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje akuzoi partitë opozitare për mungesë vullneti në arritjen e një marrëveshjeje. Deputeti Dimal Basha theksoi se refuzimi i LDK-së, PDK-së dhe AAK-së për të mbështetur kandidatë të propozuar nga VV, po e zgjat pafundësisht bllokadën.

“LDK thotë se nuk voton asnjë kandidat. PDK nuk pranon askënd që ka qenë pjesë e qeverisë. AAK ka kandidatin e vet. Kjo tregon mungesën e çdo mundësie bashkëpunimi,” u shpreh ai.

AAK, nga ana tjetër, ironizoi me propozimin e VV-së për Albulena Haxhiun si kryetare Kuvendi, duke e cilësuar një kandidaturë të dështuar.

“Na mbetet vetëm të propozojmë zonjën Haxhiu për Çmimin Nobel për dështime, pasi ka grumbulluar një rekord seancash të dështuara”, deklaroi deputetja Time Kadrija.

Ashtu si në seancën e kaluar, Vetëvendosje kërkoi që Kuvendi të mblidhet një herë në javë dhe jo çdo 48 orë, por kjo propozim u refuzua nga të gjitha partitë e tjera.

Seanca e radhës është planifikuar të mbahet të mërkurën në orën 11:00, megjithatë perspektiva për zgjidhjen e ngërçit mbetet e paqartë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.