Gjermania është e gatshme të ndjekë modelin italian me Shqipërinë për menaxhimin e procedurave të azilit për emigrantët nga Lindja e Mesme. Kancelari gjerman Friedrich Merz, gjatë vizitës së tij të parë si kancelar në Romë, deklaroi se Berlini mbështet iniciativat e Italisë për bashkëpunim me vende të treta dhe është i hapur për të eksploruar modele të ngjashme.
“Ne ramë dakord të angazhohemi kundër migrimit të parregullt në BE në mënyrë më të vendosur se më parë. Iniciativat e Italisë me disa vende mesdhetare kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme,” tha Merz në një deklaratë për mediat, pas takimit me Kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Kancelari gjerman vlerësoi përpjekjet italiane për zhvendosjen e procedurave të azilit jashtë kufijve të BE-së, konkretisht në Shqipëri, edhe pse projekti ka hasur pengesa nga drejtësia italiane dhe ende nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. “Jemi të vetëdijshëm për vendimet e gjykatave, por kjo mbetet një mundësi për t’u shqyrtuar,” shtoi Merz.
Ai theksoi se zhvendosja e procedurave të azilit jashtë vendit nuk është një zgjidhje përfundimtare, por mund të kontribuojë në lehtësimin e fluksit migrator dhe në rritjen e efektivitetit të politikave europiane të azilit. Gjithashtu, Merz bëri thirrje për zbatim të shpejtë të reformës europiane të azilit dhe forcim të bashkëpunimit brenda BE-së për të përballuar migracionin e parregullt.
Modeli italian parashikon ngritjen e kampeve të posaçme në Shqipëri për përpunimin e kërkesave për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Megjithatë, zbatimi i tij është vonuar për shkak të vendimeve të drejtësisë italiane dhe shqyrtimit aktual nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për përputhshmërinë me ligjin europian. Deri tani, kampet në Shqipëri kanë mbetur kryesisht bosh.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.