Forma e shkëlqyer e kuqezinjve para sfidave kualifikuese për Botërorin 2026

E hënë, 7 Korrik, 2025

Kampionatet europiane të futbollit po hyjnë në fazën përfundimtare, ndërsa Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat kyçe kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.

Lojtarët kuqezinj po shfaqin formë të lartë në klubet respektive. Ylber Ramadani ishte protagonisti i mbrëmjes së djeshme te Lecce, ku me një eurogol në pjesën e dytë i siguroi skuadrës fitoren 1-0 ndaj Torinos dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Ky fitore mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë në Serinë A, duke mbetur vetëm një ndeshje deri në fund të sezonit.

Në kampionatin rus, Mirlind Daku shënoi dy gola për Rubin Kazan në ndeshjen 3-2 ndaj Khimki-t, duke arritur në 14 gola dhe duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve. Ai gjithashtu humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Ernest Muçi u rikthye pas dëmtimit dhe kontribuoi vendimtar në barazimin 1-1 të Besiktas në transfertë ndaj Alanyasporit, duke asistuar për golin e Rafa Silvës.

Mbrojtësi Mario Mitaj mbylli një sezon të suksesshëm duke fituar titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad, ku ishte titullar në fitoren 3-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Al Raed.

Po ashtu, në këtë fundjavë ishin titullarë edhe Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni, duke treguar prezencë të fortë kuqezinjsh në nivele të ndryshme të futbollit europian dhe më gjerë.

Kjo formë pozitive e lojtarëve përforcon shpresat e Kombëtares shqiptare për një paraqitje të mirë në sfidat e ardhshme dhe në rrugën drejt Botërorit 2026.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.