Sportisti shqiptar i garave ekstreme në kafaz, Arijan Topallaj ka humbur vetëdijen të shtunën gjatë përballjes kundër Denis Frimpong. Në përballjen e MMA në “Oktagon”, Topallaj u mposht me “nokaut teknik” dhe u detyrua të dërgohej në spital, teksa doli nga ringu me barelë. Për fat gjendja nuk raportohet e rëndë, por goditjet në kokë në një sport ekstrem kanë lënë shenja për 26-vjeçarin.
NDESHJA
Denis Frimpong mposhti me nokaut teknik luftëtarin shqiptar, Arijan Topallaj, të shtunën mbrëma në ‘BMW Park’. 30-vjeçari nga Dublini zhvilloi një paraqitje të fortë dhe vendimtare, duke e detyruar gjyqtarin ta ndalonte ndeshjen në raundin e tretë, vetëm 44 sekonda pas fillimit.
Ndonëse fillimisht u përball me presionin e tifozëve dhe rezistencën fizike të Topallajt, Frimpong shfrytëzoi lodhjen e kundërshtarit për të marrë kontrollin e plotë të përballjes në raundin final. Me 100 goditje totale (47 më shumë se rivali), irlandezi dominoi skenën në fund, ndërsa Topallaj përfundoi i shtrirë në tokë dhe u nxor nga arena me barelë
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.