Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti francez Emmanuel Macron dha një mesazh të prerë dhe të qartë për të ardhmen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Udhërrëfyesi është shumë i qartë. Bashkimi Evropian ka të drejtë të kërkojë avancime konkrete. Kemi kaluar shumë kohë në dialog dhe tani është koha për hapa të dukshëm përpara,” u shpreh Macron.
Presidenti francez theksoi se kërkesat e BE-së nuk duhen parë si humbje besimi, por si nevojë për përgjegjësi dhe vendimmarrje. “Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e rifillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Uroj të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin që të bëjmë avancim, është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Kemi vullnet dhe besim për qëllimin e avancimit,” shtoi Macron.
Duke folur për sfidat dhe tensionet në rajon, Macron u shpreh qartë kundër çdo përpjekjeje për ndarje apo krijim të linjave të reja gjeopolitike. “Nuk është ide e mirë kur mundohemi të përcajmë linjat. Do të ecim me forcë, krahas partnerëve, që gjërat të avancojnë në Kosovë.”
Vizita e Presidentit Macron në Tiranë vjen në një moment kyç për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe konfirmon përkushtimin francez për një Evropë më të bashkuar dhe më të angazhuar në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.