Ursula von der Leyen tha për gazetarët se liderët evropianë do të rrisin trysninë ndaj Rusisë deri sa presidenti rus, Vladimir Putin të pranojë paqen dhe të ndalojë luftën në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian komentoi ndër të tjera refuzimin e Putinit për të zhvilluar bisedime me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Turqi për armëpushim mes dy vendeve.
Ajo tha se lëvizjet e Putinit tregojnë se ai nuk e dëshiron paqen.
Për këtë arsye Ursula von der Leyen tha se liderët evropianë do të punojnë për një paketë sanksionesh për Rusinë, që do të aplikohen te Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.
Gjithashtu ajo tha se BE do të ulë tavanin e çmimeve të naftës dhe se më tej do të ketë sanksione të tjera në sektorin financiar rus.
“Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni deri sa Putini të bëjë këtë gjë”, tha ajo në fund të fjalimit.
Ursula von der Leyen: Putin bëri thirrje për armëpushim më 9 Maj dhe asnjëherë nuk e ndoqi, ndërkohë që Ukrainë kërkoi armëpushim, por Putinini e refuzoi.
Putini ofroi së fundmi që Rusia dhe Ukraina të takohen në Turqi, Zelensky ishte gati të takohej por Putini nuk u duk, prandaj ne do të rrisnim trysninë do të punojmë për një paketë sanksionesh, që aplikohen te Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.
Do të ulim tavanin e çmimeve të naftës dhe pastaj do kemi sanksione të tjera në sektorin financiar rus sepse ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni deri sa Putini të bëjë këtë gjë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.