Gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, në Prishtinë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i bëri thirrje Bashkimit Europian që të vendosë masa ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas vizitës së tij të fundit në Moskë, të cilën e cilësoi si një akt që sfidon sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.
“Vizita e tij në Moskë nuk mund të shihet në asnjë dritë tjetër përveçse si një akt i qartë politik që sfidon qëndrueshmërinë e Evropës. Nëse një vend që aspiron anëtarësimin në BE sillet kështu dhe nuk përballet me pasoja, atëherë çfarë mesazhi po i dërgohet rajonit?” deklaroi Osmani.
Përveç kërkesës për masa ndaj Serbisë, Osmani kërkoi edhe heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, të vendosura pas krizës në veri më 2023. Ajo theksoi se Prishtina i ka përmbushur të gjitha kërkesat e marrëveshjes së Bratislavës dhe se nuk ka më arsye për të mbajtur masat në fuqi. “Së shpejti bëhet një vit që përfaqësuesi Borrell ka pranuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret,” tha ajo.
Presidenti Costa, megjithatë, e lidhi heqjen e masave me zhvillimet në terren dhe nevojën për ulje të tensioneve në veri të vendit. “Masat lidhen me nevojën për shtensionim. Uroj që ngjarjet e fundit të mos shënojnë një trend të ri, por të mbeten përjashtime që konfirmojnë përkushtimin tuaj ndaj qetësimit të situatës dhe përparimit drejt BE-së,” u shpreh ai.
Duke iu referuar aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, Costa theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet thelbësor për të çuar përpara këtë aspiratë. “Kosova e ka vendin në familjen evropiane, por duhet të përmbushë zotimet e veta,” shtoi ai.
Ai përsëriti se zgjerimi i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet një ndër përparësitë strategjike të udhëheqjes aktuale europiane.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.