Gjermania heton dy shqiptarë për falsifikim të pasaportave diplomatike

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Policia gjermane ka nisur një hetim ndaj dy shtetasve shqiptarë, të cilët u ndaluan në Kreuth, pas një ndalese rutinë në një stacion karburanti. Të dy shqiptarët, që po udhëtonin me një Mercedes me targa italiane, u përpoqën të paraqisnin dokumente diplomatike gjatë kontrollit, por pasaportat e tyre rezultuan të falsifikuara.

Pas një kontrolli të detajuar, autoritetet zbuluan gjithashtu 10 dokumente të tjera të falsifikuara në automjetin e tyre, si dhe një kartë bankare që nuk u përkiste atyre, për të cilën ata thanë se e kishin gjetur. Pas konfiskimit të dokumenteve dhe kartës bankare, dy personat, njëri 44-vjeçar dhe tjetri 50-vjeçar, u akuzuan për falsifikim dhe u liruan pas përfundimit të hetimit policor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.