Riho Terras kërkon anulimin e vizitës të Antoni Costa në Serbi

E hënë, 7 Korrik, 2025

Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vizitën e planifikuar të presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa, në Serbi më 13 maj. Ai ka bërë të ditur se është duke punuar së bashku me kolegët e tij në Parlamentin Evropian për të mbledhur nënshkrime me qëllim kërkesën për anulimin e kësaj vizite.

Në një postim në platformën X, Terras ka shprehur shqetësimin e tij për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në paradën ushtarake të presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas Terras, kjo pjesëmarrje është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat që Bashkimi Evropian mbron dhe tregon mbështetje për gjenocidin që po ndodh në Ukrainë.

“Është e papranueshme që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të marrë pjesë në paradën ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin. Kjo pjesëmarrje është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat që Bashkimi Evropian mbron dhe tregon një mbështetje për gjenocidin që po ndodh në Ukrainë,” shkroi Terras, duke shtuar se veprime të tilla nuk mund të kalojnë pa pasojë dhe se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një qëndrim të fortë ndaj çdo akti që mund të minojë stabilitetin dhe vlerat evropiane.

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Antoni Costa, në Ballkanin Perëndimor është pjesë e një turi që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe riafirmimin e angazhimit të BE-së ndaj rajonit. Costa do të vizitojë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës 12-16 maj 2025, me kulmin e vizitës që do të ndodhë në Tiranë më 16 maj, ku do të bashkë-organizohet Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ky zhvillim ka nxitur një debat të gjerë në Parlamentin Evropian dhe ka theksuar tensionet që mbeten mes disa shteteve të rajonit dhe pozicionimit të Serbisë ndaj Rusisë, çështje që mbeten një temë e ndjeshme për Bashkimin Evropian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.