Aeroportet rajonale të ballkanit shënojnë rritje të pasagjerëve në 2024

E premte, 16 Maj, 2025

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e aeroportet rajonale, aeroportet e Ballkanit kanë regjistruar një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë vitit 2024, me disa aeroporte që kanë tejkaluar shifrën prej 100,000 pasagjerësh.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës udhëhoqi këtë rritje, duke arritur në 10.7 milionë pasagjerë, duke e vendosur kryeqytetin shqiptar në majë të listës. Pas Tiranës, aeroporti i Zagrebit në Kroaci regjistroi 4.3 milionë pasagjerë, ndërsa aeroporti i Prishtinës shënoi një numër prej 4.1 milionë pasagjerësh.

Aeroportet tjera rajonale që tejkaluan nivelin e 1 milion pasagjerësh përfshijnë Splitin me 3.6 milionë pasagjerë, Dubrovnikun dhe Shkupin me nga 3.0 milionë, si dhe Sarajevën dhe Podgoricën, të cilat regjistruan nga 1.8 milionë pasagjerë.

Edhe aeroportet më të vogla, si Pula dhe Tivati, kanë shënuar performancë të mirë, duke arritur respektivisht 500,000 dhe 1.1 milionë pasagjerë. Në rangin e më të voglave, aeroporti i Nishit në Serbi dhe Banja Luka në Bosnjë-Hercegovinë, përmenden për një numër të ulët, por të qëndrueshëm pasagjerësh.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë për një trend në rritje të udhëtimeve ajrore në rajon, që pasqyron një kthim të fortë të turizmit dhe transportit ndërkombëtar, pas periudhës së pandemisë. Rritja e numrit të pasagjerëve është një tregues i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës ajrore dhe mundësive ekonomike në Ballkan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.