PD: Votat jashtë protokollit ligjor nga diaspora, nuk do të pranohen

E diel, 6 Korrik, 2025

Partia Demokratike paralajmëroi të enjten se çdo votë e ardhur nga diaspora jashtë protokollit të përcaktuar me ligj nuk do të njihet si e vlefshme. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi ligjor i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri, akuzoi autoritetet për shmangie të rregullave dhe kërkoi masa urgjente për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

“Rregulli dhe ligji e parashikojnë qartë: fletët e votimit nga diaspora duhet të vijnë përmes operatorit postar të kontraktuar,” tha Nuri, duke përmendur saktësisht rrugën që duhet të ndjekin zarfeve zgjedhore: nga dogana në Rinas, te operatori postar, me transport të sigurt e të blinduar deri në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë.

Sipas tij, çdo devijim nga ky itinerar është i paligjshëm. “Asnjë votë e ardhur dorazi, përmes kanaleve të tjera apo operatorëve të ndryshëm, nuk mund të trajtohet dhe duhet të veçohet,” theksoi ai. Nuri i cilësoi këto veprime si ndërhyrje të papranueshme që mund të kompromentojnë procesin zgjedhor.

PD ka paraqitur kërkesa urgjente në KQZ për të ndaluar menjëherë çdo praktikë të tillë, duke kërkuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të japë urdhra të qarta për të garantuar zbatimin e ligjit dhe ndarjen e votave të parregullta.

“Është momenti që të veprohet me transparencë dhe saktësi, në mënyrë që diaspora të mos kthehet në një mjet manipulimi, por të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi,” përfundoi Nuri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.