Haradinaj kujton Ilir Konushevcin, ishte një nga themeluesit e UÇK-së

E hënë, 30 Qershor, 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj, në varrezat e Velanisë në Prishtinë.

Haradinaj tha se dëshmori Ilir Konushevci ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi se Konusjevci ishte një luftëtar  i hershëm, që luftoi krahë për krahë me heroin Zahir Pajaziti, e dëshmorë të tjerë.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se edhe doktori Hazir Mala me vetëdijën më të lartë iu bashkua UÇK-së dhe ra heroikisht me bashkëluftëtarin Ilir Konushevcin.

Homazhe ka bërë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.